Dy derbi në Londër
“Stamford Bridge” do të presë një derbi mjaft të veçantë londinez, ku përballen Chelsea dhe Arsenal. “Milionerët” e Roman Abramovichit, të cilët gjenden në pozitën e tretë, do të presin skuadrën, e cila është duke dështuar të rikthehet në krye, atë të Arsenalit. Chelsea në këtë ndeshje do ta ndiejë mungesën e Victor Moises dhe John Obi Mikel, që kanë udhëtuar në Afrikë, ndërsa edhe John Terry dhe Gary Cahill kanë probleme me lëndime. Trajneri i Chelseat, Rafa Benitez, thotë që skuadrës së tij i duhet medoemos fitorja për të harruar humbjen kundër QPR-së dhe barazimin kundër Sauthemtonit.
“Do të mundohemi të paraqitemi siç është më së miri. Do të mundohemi që në fushën tonë ta mposhtim Arsenalin, pse jo edhe me rezultat të thellë, që t’i qetësojmë paksa fansat, pasi rezultatet e fundit ishin të këqija”, tha trajneri spanjoll.
Benitez vazhdon të ketë probleme me fansat e Chelseat, ndërsa menaxheri tjetër ai Arsenalit, Arsene Wenger, ndien dhembshuri për problemet e tij me tifozët e Chelseat. Arsenali të shtunën udhëton te Chelsea në derbin e javës në Ligën Premier.
“Ndiej simpati për çdo menaxher deri në ditën që luaj kundër tij. Pastaj simpatia largohet dhe kthehet pas ndeshjes. Ne të gjithë jemi në të njëjtën pozitë. Ne e dimë se jemi në një punë të vështirë dhe se vetëbesimi është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Wenger.
Për Arsenalin mungojnë Gervinho, që ka udhëtuar me Bregun e Fildishtë në Kupën e Kombeve të Afrikës, ndërsa Arteta dhe Rosicky janë të lënduar. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Emirates” përfundoi me rezultat 2:1 në të mirë të Chelseat.
Manchester United do të udhëtojë në një terren mjaft të vështirë, atë “White Hart Lane”, ku e pret Tottenhami, i cili gjendet në pozitën e katërt. Në ndeshjen e parë, Tottenham e mposhti me plot meritë Manchester Unitedin në “Old Traford” me rezultat 3:2.
“Djajtë e kuq” nuk kanë mungesa në formacionin bazë, ndërsa Rooney është rikthyer në top-formë, dhe së bashku me Van Persien pritet t’i prijnë sulmit. Po ashtu edhe Tottenham është me skuadrën e parë, përveç mungesës së Sandros dhe dita-ditës janë duke u treguar sa më të rrezikshëm, dhe në pesë ndeshjet e fundit nuk dinë për humbje, duke realizuar katër fitore dhe vetëm një barazim, atë me QPR-në, në ndeshjen e fundit.
Liverpooli do të jetë nikoqir i Norwichit, ku pritet fitore nga ana e “The Reds”. Para kësaj ndeshjeje, Liverpooli humbi nga Manchester United dhe me një fitore do të këndellej dhe do kërkonte ngjitjen në tabelë, pasi nuk gjendet në pozitë edhe aq të mirë. Manchester City i cili gjendet në pozitën e dytë, do të jetë nikoqir i Fulhamit. (ORAinfo)
Çiftet
E shtunë
16:00 Liverpool - Norwich C.
16:00 Manchester C. - Fulham
16:00 Newcastle U. - Reading
16:00 Swansea C. - Stoke C.
16:00 West Ham U. - QPR
16:00 Wigan Athletic - Sunderland
18:30 West Bromwich A. - Aston Villa
16:00 Manchester C. - Fulham
16:00 Newcastle U. - Reading
16:00 Swansea C. - Stoke C.
16:00 West Ham U. - QPR
16:00 Wigan Athletic - Sunderland
18:30 West Bromwich A. - Aston Villa
E diel
14:30 Chelsea - Arsenal
17:00 Tottenham - Manchester U.
17:00 Tottenham - Manchester U.
Category: Futboll