Guardiola: Rikthehem sezonin tjetër!
I pranishëm në mbrëmjen gala të topit të artë jo vetëm në rolin e një spektatori, por edhe si kandidat për të fituar çmimin trajneri më i mirë i vitit, ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka konfirmuar rikthimin në stol për sezonin e ardhshëm.
Njeriu që ka drejtuar në majat e suksesit Barcelonën e yjeve si Mesi, Xavi dhe Inesta bëri të ditur se pushimet për të përfunduan dhe se do të rikthehet të bëjë punën e tij.
"Sezonin e ardhshëm do të rikthehem të bëj punën time. Nuk mund të them nëse do të jetë bayern mynih sepse nuk është momenti për të folur, pasi ata janë një ekip që drejtohen nga një trajner i cili është një kolegu im."
Lajmi është konfirmuar edhe nga Barcelona nëpërmjet faqes së internetit në Twiter, duke mos e bërë të ditur destinacionin e ri. Sipas lajmeve të fundit, Premier League është kampionati ku Guardiola kërkon të përsërisë suksesin e arritur në tokën spanjolle.
Klubi i preferuar duket të jetë Arsenali, në rast se Wenger do të largohej.
Gjithashtu një pistë është edhe Bayern Mynih, që mund të mos rinovojë kontratën me Jup Heinkes.
Category: Futboll