Shtohet "kriza" te Barcelona
Pas një humbje dhe një barazimi me radhë, Barcelona do të tentoj fitoren dhe kualifikimin në kupë në ndeshjen e të enjëtes ndaj Malagës.
Por problemet e radhës vijnë nga mungesa e trajnerit, Tito Vilanova. Vilanova nuk do të jetë trajner i Barcelonës këtë ndeshje pasi që do të udhëtoj në SHBA për fazën e dytë të shërimit.
Vilanova do të filloj me rrezatim dhe më pas me kemioterapi pas diagnostifikimit me një gjëndër kancerogjene./Indeksonline/
Category: Futboll