17 mijë € në natë për Beckham në Paris

Unknown | Friday, February 15, 2013 |

Do të qëndrojë dhe do të trajtohet si sheik David Beckham në Paris. Rrjeti televiziv gjerman “RTL” ka zbuluar se 37-vjeçari anglez i cili firmosi me ekipin e Paris Saint Germain, ka zgjedhur të jetojë në “Suite Imperiale” të hotelit Le Bristol. 

Suita e këtij hoteli ka një sipërfaqe prej 320 metrash katrorë dhe kushton 17 mijë Euro për një natë. E nuk kishte si të ndoshte ndryshe pasi Beckham në suitën imperiale do të jetojë me bashkëshorten Victoria dhe 4 fëmijët Bruklin, Romeo, Kruz dhe Harper.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!