EL: Interi tregon fuqinë (VIDEO)
Interi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0 ndaj klubit romun Cluj, për të krijuar një përparësi solide para sfidës kthyese.
Interi në këtë ndeshje u paraqit me disa ndryshime në formacion. Ndeshjen nuk e startuan Zanetti dhe Palacio, ndërsa pas 10 mintuash lojë Diego Milito u lëndua rëndë për t’u larguar nga loja.
Me t’u inkuadruar në lojë në vend të Militos, Rodrigo Palacio u tregua i sakt për të realizuar për 1-0 (20’), pas një pasimi fantastik nga Fredy Guarin.
Në vazhdim Interi e dominoi sfidën, dhe ishte Kovacic ai që asistoi për Palacion që shënoi dhe golin e dytë për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Rumani, Interi duhet që së paku të barazojë për t’u kualifikuar tutje.
Category: