Benitez i bie trup, kritikon Abramovichin dhe tifozët!

Unknown | Thursday, February 28, 2013 |


Shkarkimi i Rafael Benitez mund të ndodhë pikërisht sot. Ky vendim mund të vije pas fitores së Chelsean ndaj Midlesbrough ku pas ndeshjes Rafael Benitez nuk e ka mbajtur veten duke bërë kritika direktë në bosin Roman Abramovich dhe tifozët e Chelseat. Benitez ka shprehur pakënaqësinë e tij që u emërua si trajner i përkohshëm dhe tifozët për fyerjet ndaj tij.
"Gabimi më i madh është që unë quhem trajner i përkohshëm. Njerëzit që drejtojnë skuadrën duhet të dijnë që unë përpiqem nga pozita ime të bëjë më të mirën për skuadrën. Menaxheri është menaxher, qoftë një muaj, shtatë muaj, ai është menaxher. Unë jam menaxher dhe bëj të pamundurën për të fituar deri në minutën e fundit. Nuk jam një trajner që mund të vijë këtu si një person kalimtar. Unë jam një njeri triumfues, një njeri i suksesit. Jam menaxher që kam fituar 2 herë La Ligën, jam kampion evrope, kam fituar Uefa Cup, kam fituar kupa në Angli e Itali. Jam në futboll që 26 vjet.
Kur kam ardhur këtu nuk e kam gjetur Chelsean në pozitë të mirë, ashtu siq edhe tani mund të mos jetë. Jemi në garë në 2 kupa duke shpresuar se do ti fitojmë. Tifozët muaj më quajnë vazhdimisht si menaxher të përkohshëm duke menduar vetëm shkarkimin tim në fund të sezonit.
Në klubet që kam drejtuar, tifozët gjithmonë më kanë përkrahur mua, këtu edhe në fitore ata mbajnë parulla në shkarkimin tim. Detyra e tifozëve është për të bërë tifo, unë jam menaxheri për të menaxhuar lojtarët dhe skuadrën.
Atë që po e bëjnë tifozët e Chelseat, është vetëm humbje kohe. Ndoshta nuk është faji i tyre sepse klubi mua më quan si trajner të përkohshëm" deklaroj Benitez./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!