Ronaldo, 8 gola në 6 ndeshje në Camp Nou

Unknown | Wednesday, February 27, 2013 |

Cristiano Ronaldo luan në Camp Nou si në shtëpinë e tij. Ylli portugez po shënon vazhdimit në stadiumin e Barcelonës. Sulmuesi i Real Madridit ka realizuar 8 gola në gjashtë ndeshjet e fundit në shtëpi të gjigantit katalunas. 28 vjeçari hyri në histori të El Clasicos duke u bërë lojtari i parë që shënon në gjashtë ndeshje rresht në udhëtim në El Clasico, pasi deri tash e ndante pozitën e parë me Lionel Messin, i cili kishte shënuar pesë herë rresht në Santiago Bernabeu.

Ish futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit shënoi dy herë mbrëmë, për ta quar Realin në finale të Copa del Rey. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!