Futbollisti i sulmon dhe lëndon policët (Video)
Çfarë faji të kishin policët e shkretë? Në ndeshjen gjysmëfinale të Copa del Rey ndërmjet Sevillës dhe Atletico Madridit, e zhvilluar mbrëmë, mesfushori i Sevillës, Gary Medel, pas ndëshkimit me karton të kuq i humbi i nervat dhe mllefin e shprehu në karrige të plastikës, e cila ndodhej pranë vijës anësore.
Pasi e goditi karrigen, copat e saj goditën edhe policët që qëndronin afër tij të ulur. Nuk është çudi që futbollisti i Sevillës e ka nofkën ‘Pitbulli’. Më i qetë tjetër herë, Medel! /Fish Media/
Category: Futboll