Ibra mjeshtëroi për ta parë Milan-Barca!

Lina's | Thursday, February 21, 2013 |


Një ngjarje interesante ka ndodhur dje në kohën kur po luante Milan-Barcelona. Ibra kishte dalur ta shikonte sfidën në një restorant francez në Paris së bashku me Javier Pastoren dhe Ezequiel Lavezzin.
Rastësia ndodhi kur sinjali u ndërpre në televizor duke lënë të gjithë me "gishta në gojë". Por Zlatan Ibrahimovic ishte ai që bëri zgjidhje.
Ibra thuhet se filloj të mjeshtëroj duke zgjedhur problemin me sinjal për pak minuta.
Në televizion luanin dy ish skuadra të tij, por dilema mbetet se për kë mund të ketë bërë tifo!/Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!