Rrahen bashkëlojtarët, Mehmedi si "gjyqtar" VIDEO
Një ngjarje që rrallë shihet në futbollin evropian është parë të skuadra ukrainase Dinamo Kiev. Dy bashkëlojtarë u përfshinë në një rrahje mes tyre ku nuk kursyen as grushtat për njëri tjetrin.
Bashkëlojtarët e tyre u përkujdesën për ti ndarë ata ndërsa në mesin e tyre ishte edhe shqiptari Admir Mehmedi. Për futbollistët Frank Temile dhe Dmitri Korkishko pritet dënim i madh nga skuadra.
Category: Futboll