Balotelli përkujdeset për Milanin (Video)

Unknown | Sunday, March 17, 2013 |

Mario Balotelli është përkujdesur për fitoren e Milanit në duel me Palermon me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.

Sulmuesi italian ka realizuar dy gola, për t’ia sjell tri pikë të vlefshme ekipit Rossoner.

Fillimisht, ish futbollisti i Interit dhe Manchester Cityt e nxori një penallti dhe e shndërroi atë në gol, kurse në pjesën e dytë shënoi sërish nga afërsia, pas gabimit të portierit mysafir.

Në duelin tjetër, Napoli iu kthye fitores pas një kohe të gjatë, ndaj Atalantas, 3:2. Dy golat e Edinson Cavanit dhe një i Goran Pandevit ia sollën tre pikë të reja ekipit të Valon Behramit e Blerim Xhemajlit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!