Chelsea fiton dhe del i treti (Video)

Unknown | Sunday, March 17, 2013 |

Chelsea ka arritur të fitojë pa problem ndaj West Ham Unitedit me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës angleze. Golat për kampionin evropian i realizuan Frank Lampard në pjesën e parë dhe Eden Hazard në atë të dytë. 

Me këtë fitore, Blues kaluan në pozitën e tretë, duke iu falënderuar humbjes në shtëpi të Tottenhamit nga Fulhami. Ndërkohë, në duelin tjetër të zhvilluar sonte, Wigan Athletic e mundi Newcastlen, 2:1. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!