Benzema, 8 muaj pa patentë shofer dhe 18 mijë euro gjobë

Unknown | Saturday, March 16, 2013 |

Karim Benzema do ta paguajë shtrenjtë pakujdesinë e shfaqur në trafik. Sulmuesi francez është dënuar pasi e kishte kaluar limitin e shpejtësinë prej 80 kilometrash për orë.

Në bazë të artikullit 379.1 të korit penal, gjykata spanjolle e ka gjobitur sulmuesin francez me 18 mijë euro. Jo vetëm kaq.

Përfaqësuesit francez i është marrë patentë shoferi për 8 muaj, periudhë në të cilën ai nuk ka të drejt ta vozisë makinën e tij.

Ai ishte duke vozitur me një shpejtësi të ‘çmendur’ prej 194,4 km/h, ku maksimumi i shpejtësisë së lejuat ishte 100 km/h.

Ditë më parë, edhe shoku i tij i ekipit, Mesut Ozil ishte gjobitur pasi që kishte hyrë në një kthesë të gabuar me veturën e tij. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!