Dështon City, lamtumirë titulli? (Video)

Unknown | Saturday, March 16, 2013 |

Manchester City ka dështuar sot, në ndeshjen e zhvilluar në Liverpool ndaj Evertonit, për t’u përshëndetur pothuajse përfundimisht nga titulli i kampionit në Premierligë. Vendësit fituan me rezultat 2:0, edhe pse në 30 minutat e fundit luajti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Pienaar. 

Golat e fitores për ekipin bardh e kaltër i realizoi Osman dhe Jelavic. Pas kësaj humbjeje, ekipi i Roberto Mancinit mbetet 12 pikë prapa kryesuesit Manchester United, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!