Falë ‘Nike’, Ronaldo kthehet në Man Utd për 75 milionë?

Unknown | Saturday, March 09, 2013 |

Drejtuesit e Manchester Unitedit dhe ata të kompanisë së veshmbathjeve sportive Nike janë takuar për të diskutuar rreth mundësisë së rikthimit të Cristiano Ronaldos në Old Trafford, shkruan tabloidi britanik ‘The Sun’. 

Ylli portugez ka kontratë me Real Madridin deri më 2015 por tashmë disa muaj spekulohet me rikthim në United. Përveç Sir Alex Fergusonit dhe tifozëve të ‘Djajve të Kuq’, edhe Nike dëshiron ta shohë Ronaldon me fanellën e Unitedit, dhe janë të gatshëm të ndihmojnë klubin në arritjen e një marrëveshjeje që do të vlente së paku 75 milionë euro. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!