Gol i rrallë në Peru, kombinim volej-gërshërë (Video)

Unknown | Thursday, March 07, 2013 |

Gola të tillë janë të rrallë dhe ata që i shënojnë janë lojtarë të veçantë, të cilët mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë. Në ndeshjen për titull të kampionit në Peru mes Ciencianos dhe Megarit, heroi i vendasve Ramon Rodriguez ka shënuar një supergol të vërtetë.

Lojtari me shtatin e shkurtër shënoi një gol në stilin volej-gërshërë, duke e ngritur në këmbë gjithë stadiumin. Goli i shënuar në minutën e 85-të i dha tri pikë Ciencianos. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!