Hitzfeld: Shaqiri i ka gjenet e Barcelonës

Unknown | Monday, March 18, 2013 |

Xherdan Shaqiri mund të përshtatet në sistemin e Pep Guardiolës. Kështu mendon selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, i cili shton se ylli kosovar e ka në gjen lojën e Barcelonës. Përfaqësuesi zviceran ka zhvilluar 26 ndeshje këtë sezon dhe për këtë nuk është i befasuar aspak trajneri gjerman, i cili punon me gjilanasin në përfaqësuesen Helvetike.

“Nuk jam aspak i befasuar, pasi që e prisja një numër të tillë. Xherdani ka instinkt të klasit dhe të qetësisë kur e merr topin në këmbët e tij, për shembull, më të mirë se Podolski”, deklaroi Hitzfeld për magazinën zvicerane, Blick. “Xherdani nuk nervozohet kur e mban topin. Nuk ka rëndësi emri i kundërshtarit, pasi ai nuk ka kurrë frikë. Ai ka potencial të madh, ka një mentalitet që mund të adaptohet çdo kund”, vijoi ai.

Ish trajneri i Bayernit e mirëpret trajnerin Pep Guardiola në Allianz Arena, duke insistuar se ish futbollisti i Baselit do ta gjejë veten në sistemin e ish trajnerit të Barcelonës. “Shaqiri i ka gjenet e Barcelonës. Xherdani përshtatet mjaft mirë në sistemin e Guardiolas. Ai është një lojtar i ri, teknikisht i fortë dhe i lëvizshëm. Ai është lojtar që e qarkullon topin në mënyrë perfekte. Të gjitha këto atribute i ka Xherdani. Ai mund të përshtatet në mënyrë perfekte në konceptin e Guardiolas”, vazhdoi Hitzfeld.

Sipas tij, Shaqiri i posedon të gjitha kualitetet, por që gjithçka do të varet nga trajneri Guardiola. “Unë nuk jam aspak i preokupuar për Shaqirin, sepse e di se sa është i fortë ai”, përfundoi trajneri gjerman. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!