Sneijder: Mourinho, ke kujdes nga Galatasaray

Unknown | Monday, March 18, 2013 |

Wesley Sneijder është takuar dje me ish trajnerin e tij, Jose Mourinho, i cili kishte shkuar në Turqi për ta përcjellë ndeshjen ndërmjet Galatasarayt dhe Kayserisporit, të cilën e fitoi gjiganti nga Stambolli.

Ishte pikërisht mesfushori holandez ai i cili e shënoi njërin nga tre golat e Galatës, në prani të ‘spiunit’ Mourinho, i cili e vëzhgoi nga afër këtë takim, për ta lexuar lojën e Fatih Terimit, para përballjes së këtyre dy ekipeve në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ishte kënaqësi ta shihja Mourinhon sërish, kemi kaluar momente të bukura së bashku, siç ishte finalja e Ligës së Kampionëve në Munich. Nuk e kisha mundësinë ta takoja për një kohë të gjatë dhe jam i lumtur që e pash. Ia dhashë një mesazh, duke i thënë se duhet të ketë kujdes nga Galatasay”, theksoi ish futbollisti i Ajaxit, Real Madridit dhe Interit.
“Jam i lumtur me paraqitjet e mia, jam duke u përmirësuar. 

Tash do të shkoj me ekipin kombëtar, jam kapiten atje dhe jam i nderuar dhe i lumtur që do të shkoj. Nuk ka rëndësi se a shënoj gola apo jo, por ju premtoj se shumë shpejt do ta shihni Wesleyn e vërtetë”, përfundoi Sneijder. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!