I verbëri njeh lojtarët e Barçës me prekje (Video)
Në një nga projektet e shumta me komunitetin të Barcelonës, një djali të verbër me emrin Mamadu, i është dhënë mundësia që të takojë disa nga heronjtë e tij në qendrën sportive të klubit katalanas. Por ajo që ka çuditur më shumë është fakti se ky djalosh, ndonëse nuk i ka parë asnjëherë idhujt e tij, arriti t’i njihte thuajse të gjithë vetëm me prekje.
Karles Pujol, Erik Abidal dhe Lionel Mesi mbeten të çuditur nga kjo aftësi e senegalezit, ndërsa i vetmi që e ngatërroi ishte portieri Pinto. Përveç fotove të rastit me lojtarët katalanas, Mamadu mori si dhuratë edhe dorashkat e stërvitjes të Pinto, si dhe topin me të cilin ishin stërvitur katalanasit.

Category: Futboll