Milner: Balotelli sillet si një fëmijë 12 vjeçar

Unknown | Saturday, March 09, 2013 |

James Milner thotë se Mario Balotelli shpesh sillej si një fëmijë 12 vjeç, kur luante në Manchester City, por që po e ndien mungesën e futbollistit italian, i cili iu bashkua Milanit në janar, “Më mungon, me të vërtetë. Ishte i çmendur, i pëlqente të ishte në qendër të vëmendjes dhe ndonjëherë sillej si të ishte 12 vjeç. Mirëpo, ishte një djalë i mirë, nuk i bënte keq askujt. Shpresoj që po ia kalon mirë në Milan”, deklaroi mesfushori i ‘Citizens’ për tabloidin ‘The Independent’.

27 vjeçari thotë se është e pamundur që të mos e duash 22 vjeçarin Balotelli. “Ishte mjaft e vështirë ta urreje. Shpesh dilte nga vetja, por pas një orë të kërkonte edhe falje. Çfarë personi interesant…”, përfundoi Milner. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!