Katër ndeshje moslojë për Valdesin

Unknown | Wednesday, March 06, 2013 |

Victor Valdes do ta shikojë Barcelonën nga tribuna, në katër ndeshjet e radhës në La Liga. Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës e ka diskualifikuar portierin spanjoll, pasi numri 1 i gjigantit katalunas e kishte fyer gjyqtarin Perez Lasa, pas ndeshjes me Real Madridin, ndërsa ky i fundit e kishte ndëshkuar me karton të kuq, pas takimit. Valdes ishte mllefosur në gjyqtarin, i cili nuk kishte dhënë penallti në dobi të Barçës, në minutat e fundit të takimit.

Real Madridi e ka fituar ndeshjen 2:1, edhe pse Barcelona mbetet 13 pikë përpara në tabelë. Në këto katër ndeshje, portën e ekipit të Jordi Rouras do ta mbrojë portieri Pinto. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!