Kur nuk e do, nuk e do: Atdhe Nuhiu godet 3 shtylla për 18 sekonda (Video)

Unknown | Sunday, March 03, 2013 |

Është e vërtetë se, si në të gjitha sportet, edhe në futboll fati është vendimtar ndonjëherë. Për ta shënuar një gol, ndonjëherë të nevojitet edhe fati. Për këtë sigurisht se do të bindeni pasi ta shikoni videon e mëposhtme, ku klubi më i famshëm turk, Galatasaray, shpëtoi për sy e faqe, pasi që në harkun e 18 sekondave, ekipi Eskisehirspor e ka goditur shtyllën tri herë, me protagonist shqiptarin Atdhe Nuhiu, por portieri Muslera që ishte dorëzuar në të tria rastet. Kur fati ta kthen shpinën, pak mund të bësh… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!