Kush thotë se Ibrahimoviq nuk di çka është fair-play? (VIDEO)

Unknown | Sunday, March 10, 2013 |


Ndërmjet dermat Paris Sant Germain dhe Nancyt për shumëçka i takoi Zlatan Ibrahimoviqit.
Suedezi i natyralizuar për tre minuta e ktheu rezultatin dhe me dy gola të shpejt i sjellë tri pikët e plota kryeqytetasve.

Megjithatë, më shumë sesa golat një gjest Ibrës ra në sy, gjë që nuk ndodh shpesh në terrenet e futbollit evropian.

Skuadrat, zakonisht, në shumicën e rasteve ua kthejnë topin kundërshtarëve nga auti për shkak të lëndimit të ndonjërit në fushë, por kështu nuk ndodhi me parisienët. Portieri i Nancyt u ankua për dhimbje duke iu ofruar edhe ndihma e mjekut, por me të rikthyer topi në fushë, futbollistët e PSG-së refuzuan t’ua japin mysafirëve.

E kishin rastin për gjuajtje të lirë, të cilën nuk dëshironin ta lëshonin, por Ibrahimoviq në frymën e një sportistë të vërtetë fair-play ua kthej shpinën bashkëlojtarëve. U tha futbollistëve të Nancyt që të largohet nga “muri i gjallë” e më pas topin ua gjuajti portierit të Nancyt, duke refuzuar ta ekzekutoj gjuajtjen e lirë.

Gjesti i tij u përshëndet nga publiku në tribuna. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!