Messi injoron El Shaarawyn, s’i ndërron fanellat (Video)

Unknown | Wednesday, March 13, 2013 |

Lionel Messi e ka injoruar Stephan El Shaarawyn pas ndeshjes Barcelona – Milan, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, që u zhvillua mbrëmë në Camp Nou. 

Futbollisti i ri i ekipit Rossoner iu afrua yllit argjentinas, nga i cili kërkoi që t’i shkëmbenin fanellat, por katër herë futbollisti më i mirë në botë refuzoi ta bënte një gjë të tillë, duke preferuar ta vazhdojë festën me bashkëlojtarët e tij. Sigurisht, ky gjest i ‘Pleshtit’ nuk është mirëpritur nga mediat italiane, të cilat e kanë kritikuar sjelljen e tij. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!