Milani me bunker ndaj Barcës, luan me 4-5-1

Lina's | Monday, March 11, 2013 |


Milani thuhet se ka ditë që është duke stërvitur mbrojtjen bunker për ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Pasi kanë epërsinë me rezultat 2 me 0 nga pjesa e parë, Milani tani po stërvit më shumë mbrojtjen për ta mbajtur këtë rezultat. 4-5-1 thuhet se është sistemi që Allegri po e stërvit me Milanin.
Në këtë sistem në mesfushë pritet të jenë Muntari, Ambrosini, Montolivo, Boatend e Nocerino. Sulmuesi i vetëm do të jetë El Sharawy. Zapata, Mexes, Constant e De Sciglio pritet të jenë në mbrojtje. /Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!