Në çerekfinale të Championsit, Real – Dortmund e Barça – Juve!

Unknown | Friday, March 15, 2013 |

Në shortin testues që e ka provuar sot UEFA, janë nxjerr çifte interesante të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, vetëm disa orë para shortit të vërtetë, që do të hidhet të premten nga ora 12:00.

Në këtë short provues, dy çifte të forta kanë dalë ai ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit dhe Barcelonës me Juventusin.

Bayern Munichut i ka rënë të luajë me Malagan, kurse Paris Saint Germaini me Galatasarayn. Të shohim nesër nëse shorti i vërtetë do të jetë i përafërt me atë testues… /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!