Në shitje “këmba e majtë” e Lionel Messit

Unknown | Wednesday, March 06, 2013 |


Klauzola e tij është 210 milionë funte, por këtë javë Lionel Messin ju mund ta bleni me vetëm 3.5 milionë funte.

Këmba e majtë e sulmuesit të Barcelonës, i vlerësuar si futbollisti më i mirë në botë në katër vitet e fundit po përdoret për qëllime bamirësie, pasi që argjendari japonez Ginza Tanaka për të nderuar Messin ka bërë një këmbë të mbuluar me ari që kap vlerën e 3.5 milionë funteve.
“Është e mrekullueshme. Mund ta shohësh secilën vijë të këmbës së tij. Është një punë mbresëlënëse”, ka thënë vëllai i Lionel Messit, Rodrigo.
Argjendari mori masat e këmbës së Messit në Spanjë gjatë vitit 2012, vit në të cilin Messi shënoi 91 gola për Barcelonën dhe Argjentinën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!