Njoftohuni me yllin e ri, Ali Messi!

Unknown | Thursday, March 14, 2013 |

Prindërit janë tifozë të çmendur të Lionel Messit ndaj kanë vendosur ta pagëzojnë djalin e tyre Ali Umut Messi. Ky është emri i gjatë që do ta mbajë djali i çiftit Rifat dhe Nurgul me prejardhje nga Çeçenia.

“I kam thënë gruas që do t’i vë emrin Messi. Në shtëpinë tonë ai është një idhull. Dua që Ali Messi të jetë lojtar si Messi por më shumë ta ketë kulturën e tij. Leo Messi për mua është shembulli më i mirë brenda dhe jashtë fushës” deklaroi Rifatt, babai i Ali Messit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!