Puyol operohet në gju, rrezikon të mungojë deri në fund të stinorit

Unknown | Sunday, March 17, 2013 |


Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, pritet të mungojë gjithë pjesën e mbetur të stinorit pas operimit në gjurin e djathtë.
Mbrojtësi 34-vjeçar është dashur të operohet në gjurin e njëjtë edhe në maj të vitit të kaluar.
“Nga ai do të vendoset se sa do t’i duhet për t’u rikuperuar. Mund të zgjasë një muaj e gjysmë apo edhe tre muaj”, ka thënë mjeku i Barcelonës, Ramon Cugat.
Puyol definitivisht do të mungojë në dy ndeshjet çerekfinale të Barcelonës në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint Germainit, ndërsa edhe në ndeshjet e radhës të Përfaqësueses së Spanjës në eliminatoret për Botërorin 2014.
Puyol ishte pjesë kyç e mbrojtjes së Barcelonës në 14 stinorët e kaluar, por ai ka vuajtur nga lëndimet në vitin e fundit.
Pas operimit në maj të vitit të kaluar, ai mungoi në Evropianin 2012 të futbollit, ku Spanja doli kampione. Më pas pësoi një frakturë në fytyrë në një ndeshje në La Liga në gusht.
Në shtator pësoi një lëndim të gjurit të majtë që e mbajti pak javë jashtë fushës, ndërsa në tetor ai mori lëndim të bërrylit të majtë, duke e limituar atë në vetëm 13 ndeshje në këtë stinor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!