Ronaldo, 43 gola në 43 ndeshje

Unknown | Sunday, March 17, 2013 |

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet. Ndaj Mallorcas, ylli portugez e realizoi golin e 43-të në 43 ndeshje rresht, duke demonstruar se ai nuk e ka ndërmend të ndalet.

Me 140 gola në fanellën e Real Madridit në ligë, ai u bë golashënuesi numër 22 në histori të La Ligas.
Ndër të tjera, ai ka realizuar 20 gola me Realin në vitin 2013, plus një tjetër me përfaqësuesen portugeze, që i bie 21, në kërkim që ta arrijë rekordin e Lionel Messit, i cili në vitin 2012 kishte shënuar 90 gola.

Ndërkaq, Ronaldo arriti në kuotën e 190 golave në fanellën e Realit në të gjitha kompeticionet, nga 187 ndeshje të zhvilluara, ndërsa në karrierë në përgjithësi ka shënuar plot 351 gola, me Sporting Lisbonën, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe përfaqësuesen e Portugalisë. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!