Xavi, i gatshëm për Milanin

Unknown | Sunday, March 10, 2013 |

Xavi Hernandez është shëruar plotësisht nga problemet fizike dhe është i gatshëm për përballjen e së martës mbrëma ndaj Milanit, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Mesfushori spanjoll ka stërvitur rregullisht me ekipin sot në mëngjes, në stërvitjen e lehtë pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Deportivo La Corunas. 

Me veteranin e mesfushës në fushë, Barça do të jetë e kompletuar, në misionin e saj për ta rikthyer deficitin prej dy golash ndaj Rossonerëve, në takimin që do të zhvillohet në Camp Nou. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!