Abidal kthehet pas 402 ditësh: Falënderoj kushëririn tim

Lina's | Sunday, April 07, 2013 |

Eric Abidal është kthyer mbrëmë në mes ovacionesh në Camp Nou, në ndeshje me Mallorcan, duke e zënë vendin e Gerard Pique. Mbrojtësi francez iu kthye fushës së blertë pas 402 ditësh pauze, për shkak të transplantimit të mëlçisë, e cila i ishte diagnostifikuar me kancer. “Falënderoj kushëririn tim”, ka thënë Abidal, duke iu referuar një të afërmi të tij që ia kishte dhuruar mëlçinë. “E vërteta është se ishte një moment i veçantë, pasi luajta pas jnë viti. Falënderoj kushëririn sepse pa të, nuk do të isha sot këtu. Falënderoj njerëzit për mbështetjen, familjen , shokët dhe të gjithë ata që janë pjesë e Barcelonës. I falënderoj edhe të gjithë njerëzit në spital, që janë përkujdesur për mua”, tha Abidal pas ndeshjes. Ai kishte luajtur për herë të fundit më 26 shkurt 2012 ndaj Atlético de Madrid (1-2) dhe pak ditë më vonë, më 29 shkurt 2012 për Francën, në një ndeshje miqësore. Abidal ishte operuar më 10 prill të vitit 2012 në BarnaClinic, ndërsa bëri një rikthim të jashtëzakonshëm pas pak më shumë se një viti. Mbrëmë, të gjithë ishin të përqendruar tek shembulli i mirë, Abidal. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!