Ja lista e lojtarëve që kërkon Guardiola, pritet largimi i Riberi-Roben

Unknown | Sunday, April 07, 2013 |


Pavarësisht se Bajern Mynih është duke bërë një sezon spektakolar këtë vit, Pep Guardiola duket se do të bëjë një revolucion të vërtetë sezonin e ardhshëm në lidhje me afrimin e lojtarëve të rinj, por edhe largimet.
Sipas mediave gjermane, dy objektivat kryesorë në listën e Guardiolës ndodhen në ekipin e Juventusit. Bëhet fjalë për mesfushorin Arturo Vidal, që edhe dy sezone më parë, para se të zgjidhte Juventusin, ishte shumë pranë Bajernit, si dhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Stefan Linshtanjer.
Nga kampionati italian Guardiola kërkon edhe sulmuesin e Napolit, Edinson Kavani, që pritet të zëvendësojë Mario Gomez, i cili nuk bën pjesë në planet e Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, pritet që të bëhet një ofertë edhe për sulmuesin e Fiorentinës, Stefan Jovetiç.
Inigo Martinez dhe Asier Ijaramendi të Real Sociedad, Isko i Malaga, Benat Ekstebarria i Betis dhe Iker Munian i Atletik Bilbao janë emrat e tjerë që kërkon Guardiola nga kampionati spanjoll.
Për të bërë këto blerje duhen shuma të mëdha parash dhe për këtë arsye Bajern pritet që të nxjerrë në shitje dy prej yjeve të saj, Frenk Riberi dhe Arjen Roben, të cilët duket se nuk bëjnë pjesë në planet e Guardiolës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!