De Sciglio: Nuk jam si Maldini

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Produkti i akademisë së Milanit, Mattia De Sciglio, ka hedhur poshtë krahasimet e tij me Maldinin, pasi thotë se ka edhe rrugë të gjatë për të bërë.
 “Krahasimet me Maldinin janë nder i madh për mua, por kam rrugë të gjatë për të bërë. Ndoshta ata e thonë këtë për shkak se jam rritur në akademinë e klubit”.
“Unë kam qenë juventin ashtu sikurse babai im, por nëna ime dhe gjyshi më bënë të ndryshoj. Unë nuk kam pasur poster të Maldinit në dhomën time, ashtu si ishte thënë. Më pëlqyen Buffon, Del Piero, Nedved, Thuram, por kjo për shkak të babit tim”.
“Seedorf tha një kohë se ai është lindur i gatshëm për lojë. Unë them se jam më se i gatshëm për të dielën. Ne studiuam kundërshtarin dhe jemi përgatitur mirë për Juventusin. Ne dy herë jemi përballur me ta deri tani këtë vit”, ka potencuar De Sciglio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!