Galliani: Do ta ktheja Thiago Silvan para Ibrës

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend ta kthejë Zlatan Ibrahimovicin në San Siro dhe thotë se po të kishte mundësi, këtë më parë do ta bënte me Thiago Silvan.
 Sulmuesi ka pasur një sezon të shkëlqyer te PSG dhe është thënë se ai mund të largohet drejt Serie A, por Galliani thotë se as që e ka menduar këtë opsion.
“Një rikthim i Ibrahimovicit nuk duket i mundur, pasi paga e tij është shumë e lartë. Ai është profesionist. Ne kemi qenë të zhgënjyer që e kemi shitur, por ai tani fiton të hollat që ne nuk kemi pasur mundësi t’i japim”.
“A do ta riktheja atë apo Thiago Silvan? Ekipi që pranon më pak gola fiton Scudetton”, është shprehur Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!