Iniesta: Nuk më intereson për Mourinhon

Edw | Saturday, April 20, 2013 |

 
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka deklaruar se ai aspak nuk është i brengosur nëse Jose Mourinho largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, apo do të vazhdojë qëndrimin e tij.
 Real Madridi e ka mposhtur dy herë brenda një jave historike Barcelonën gjatë shkurtit dhe përkundër faktit se Mourinho e drejtoi ekipin kundërshtar, Iniesta thotë se nuk brengoset aspak për të ardhmen e tij.
“Nuk më intereson ajo që bën Mourinho”, ka theksuar Iniesta.
Ai shtoi se do të dëshironte që në finale ta ketë përballë Real Madridin, pasi fansat e ekipit nga Bernabeu mendojnë se patjetër do ta fitojnë trofeun këtë sezon.



Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!