Derbi i zjarrtë romak, pa fitues (Video)

Lina's | Tuesday, April 09, 2013 |

Roma dhe Lazio kanë barazuar me rezultat 1:1, në derbin romak, i cili u zhvillua sonte në kryeqytetin italian.
Në një ndeshje me plot raste dhe emocione, ku pati gola, penallti dhe karton të kuq, rezultati përfundimtar ishte 1:1.
Biancocelesti kaluan të parët në epërsi falë golit të brazilianit Hernanes, të realizuar në minutën e 16-të. Ky i fundit e ka lëshuar mundësinë e artë për t’ia siguruar ndoshta tri pikë ekipit të tij, kur në minutën e 49-të e humbi penalltinë, duke gjuajtur jashtë portës.

Atë që nuk e bëri përfaqësuesi brazilian e bëri kolegu i tij i repartit, por nga ana tjetër e fushës, Francesco Totti, i cili ishte i saktë nga 11 metërshi, duke i barazuar shifrat në minutën e 57-të të takimit.

Ekipi i Lorik Canës mbeti me një lojtar më pak në minutën e 69-të, kur Biava u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve të shpejt.

Sigurisht, ky barazim nuk i kryen punë asnjërës skuadër, në luftën e tyre për pozitën e tretë, e cila qon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!