Rekord i ri i Francesco Tottit

Lina's | Tuesday, April 09, 2013 |

Për Francesco Tottin, ndeshja e mbrëmshme ndaj Lazios ishte e veçantë. Në fakt, kapiteni i Romës e regjistroi rekordin më të bukur në karrierë, sipas tij. Legjenda e klubit Giallorossi iu bashkua Dino Da Costas e Marco Delvecchios, duke realizuar nëntë gola ndaj rivalit të përbetuar, Lazio. “Gabuam në pjesën e parë. Fatkeqësisht ne nuk u futëm në lojë menjëherë dhe ata na vunë në vështirësi”, ka thënë veterani italian për Sky Sport pas ndeshjes. “E desha shumë këtë gol, është rekordi im më i bukur, por më shumë e doja fitoren”, vazhdoi ai. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!