Manchesteri është i kaltër (Video)

Lina's | Tuesday, April 09, 2013 |

Manchesteri është veshur i gjithi në të kaltër, pasi derbi i qytetit i ka takuar Cityt, i cili fitoi 2:1 ndaj Unitedit, në derbin e kësaj jave në Premierligën angleze, që u zhvillua sonte. Citizens triumfuan në një ndeshje të shkëlqyeshme të zhvilluar sonte në stadiumin Old Trafford, duke e shtyrë festën e ‘Djajve të Kuq’.

Pas një pjese të parë të barabartë, pa gola, ekipi i Roberto Mancinit kaloi në epërsi me James Milner në minutën e 51-të. Pa kaluar mirë tetë minuta, Vincent Kompany shënoi autogol, për t’u barazuar shifrat në 1:1. Ndërkaq, zëvendësuesi Sergio Aguero ia solli fitoren skuadrës së tij, pasi shënoi në minutën e 79-të.

Pas kësaj fitoreje, City iu afrua Unitedit në 12 pikë, por gjasat që ta përmbys avantazhin e ‘Djajve të Kuq’ deri në fund të sezonit janë shumë të vogla. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!