E ardhmja e Abidal larg Barçës

Lina's | Tuesday, April 09, 2013 |


E ardhmja e Eric Abidal mund të jetë larg Barcelonës, të paktën siç hedh hije dyshimi francezia “L’Equipe”. Lojtari në fundajvë ndaj Mallorcas luajti disa minuta pas një mungese prej 1 viti për shkak të transplantit të mëlçisë. Kontrata e Abidal përfundon në fund të këtij sezoni, më 30 Qershor, dhe siç zbulon gazeta nuk ka një klauzolë të rinovimit direkt.
Megjithatë parashikohet se në ditët në vazhdim 33-vjeçari do të takohet me drejtuesit e shoqërisë. Pak kohë më parë për “Barça TV”, francezi deklaroi se do t’i pëlqente të luante dhe për 1 ose 2 vite të tjera. Gjithsesi pritet që sezonin e ardhshëm Sando Rosell të largojë lojtarë dhe Abidal mund të jetë një ndër të parët që largohet dhe nëse nuk vazhdon aventurën me Barcelonën, PSG është gati të hidhet në sulm për Abidal./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!