Mancini: E merituam fitoren

Lina's | Tuesday, April 09, 2013 |

Roberto Mancini mendon se Manchester City e meritoi fitoren ndaj Manchester Unitedit, në derbin e qytetit, i cili u zhvillua mbrëmë. Citizens fituan 2:1 dhe u afruan në 12 pikë ndaj ‘Djajve të Kuq’, edhe pse trajneri italian nuk ka shpresa më për titull.

“Jemi të lumtur. Luajtëm mjaft mirë dhe e merituam fitoren. Ne e dominuam edhe lojën e parë me United por humbëm. Nuk e dija se si ishte kjo e mundur. Por, ky është futbolli, sot është e njëjta. Ne luajtëm futboll dhe e merituam fitoren”, deklaroi ish trajneri i Interit pas ndeshjes.

“Ishte e rëndësishme për ne për ta përforcuar pozitën e dytë, por mendoj se ne treguam se nuk e meritojmë të jemi 15 pikë prapa. Ata kanë pozitë më të mirë këtë sezon, sepse kanë fituar më shumë ndeshje, por ne humbëm pikë kur ndoshta e merituam të fitonim. Ne treguam se e meritojmë të qëndrojmë afër titullit, por kjo tashmë ka përfunduar”, shtoi ai. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!