Incidente para ndeshjes Roma – Lazio (Video)

Lina's | Tuesday, April 09, 2013 |

Derbi romak ndërmjet Romës dhe Lazios nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Si zakonisht, para fillimit të ndeshjes, jashtë stadiumit ka pasur përleshje në mes të tifozëve të të dyja ekipeve dhe policisë italiane, e cila është munduar t’i qetësonte gjakrat. Nga ky incident janë lënduar tetë tifozë, ndërsa katër të tjerë janë arrestuar. Gjithmonë kur luajnë këto dy skuadra, rrezikshmëria e përleshjes së tifozëve është e lartë. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!