Turqit do ta "hajnë" sot Ozilin!

Unknown | Tuesday, April 09, 2013 |


Tifozët e Galatasarayt pritet të presin armiqësisht yllin e Real Madridit, Mesut Ozil.
Mesfushori turk me pasaportë gjermane, Ozil në Turqi tek të shumë tifozë llogaritet si një tradhtarë i vendit pasi që në shumë deklarata të tij ka thënë se ai ndihet si gjerman.
Sipas disa gazetave turke, tifozët e Gallatës mund të shpërthejnë ndaj Mesut Ozilit të cilin mund të fyejnë, vërshëllejnë ndërsa kanë paralajmëruar sigurimin në stadiumin që të jenë të kujdesshëm pasi që tifozët mund të sulmojnë atë edhe në fushë.
Megjithatë të gjitha janë spekulime dhe mbetet të shihet reagimi i tyre ndaj futbollistit që aq shumë e do Gjermaninë, e shumë pak Turqinë./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!