Hamburgu ofron 2,8 milionë për Canën

Unknown | Sunday, April 14, 2013 |

Hamburgu ia ka vënë syrin Lorik Canës. Sipas medieve gjermane, drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Arnesen i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit kosovar, për ta sjell atë në Gjermani gjatë verës. Futbollisti aktual i Lazios mund ta zëvendësojë Heiko Westermannin, i cili pritet të largohet.

Gjithnjë sipas këtyre medieve, Hamburgu është i gatshëm t’i paguajë 2,8 milionë euro për kartonin e 29 vjeçarit, i cili po kalon në sezonin e dytë në Serie A, pas një eksperiencë njëvjeçare në Turqi, me Galatasaryan.

Më herët gjatë karrierës, Cana kishte luajtur edhe në Paris Saint Germaini, Olympique Marseille e Sunderland. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!