Madrilenët e preferojnë Barcelonën në gjysmëfinale

Unknown | Thursday, April 11, 2013 |

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë para hedhjes së shortit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, madrilenët e kanë treguar preferencën e tyre se me kë do të donin të përballeshin në këtë fazë.
Në një anketë të bërë nga uebfaqja spanjolle marca.com, 41 për qind e pjesëmarrësve – tifozë të ‘Los Blancos’ kanë deklaruar se do ta donin një përballje me rivalin historik, Barcelona, në gjysmëfinale. Ndërkaq, rivali i dytë i preferuar i tyre në listë është Borussia Dortmundi (33,4%), kurse Bayern Munichu mbetet kundërshtari më i frikshëm për tifozët e Realit, duke e preferuar vetëm 25,6 për qind e tyre. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!