“Messi talent i pastër, Ronaldo fryt i stërvitjes”

Unknown | Thursday, April 11, 2013 |

Zlatan Ibrahimoviç, në një intervistë për CNN, ka theksuar edhe një herë se sipas mendimit të tij, futbollisti më i mirë në botë aktualisht është Leo Messi. “Messi është talent i pastër, ndërsa Cristiano Ronaldo është fryt i stërvitjes”, tha sulmuesi suedez i PSG. Kur u pyet për trajnerin më të mirë që ka pasur, Ibra zgjodhi dy: Fabio Capello dhe Jose Mourinho. 31-vjeçari deklaroi gjithashtu se transferimi i David Beckham te PSG do të ndihmojë atë si brenda ashtu edhe jashtë fushe.
“Beckham tërheq shumë vëmendjen mediatike dhe kjo është një gjë e mirë për mua, sepse tani jam më i qetë. Më kishin thënë se në Paris mund të shëtisja i qetë, më kishin thënë se njerëzit nuk të ngacmojnë, por nuk ka qenë aspak kështu. Është shumë stresuese sepse gjithmonë më ndiqnin nga pas, por tani është Beckham që kërkohet dhe unë mund të luaj i qetë futboll”, shtoi ish-lojtari i Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!