Barcelona e rekordeve: Gjashtë herë rresht në gjysmëfinale

Unknown | Thursday, April 11, 2013 |

Barcelona e ka regjistruar mbrëmë një rekord impresionues. Gjiganti katalunas e siguroi gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, të gjashtën radhazi, gjë të cilën nuk kishte arritur ta bënte askush më parë.

Lionel Messit me shokë u mjaftoi barazimi 1:1 për ta eliminuar në çerekfinale Paris Saint Germainin, falë avantazhit që jep goli si mysafir, pasi në Paris ndeshja kishte përfunduar baras, 2:2.

Që nga sezoni 2007/08, katalunasit janë gjendur vazhdimisht së paku në gjysmëfinale të këtij kompeticioni prestigjioz.
Madje, në këtë periudhë ata e fituan dy herë Championsin, në vitet 2009 e 2011, ku e mposhtën dy herë në finale Manchester Unitedin, ndërsa katalunasit e synojnë edhe këtë edicion këtë trofe të çmueshëm.

Për ta prekur finalen e Wembleyt, katalunasit duhet ta eliminojnë njërin nga gjysmëfinalistët tjerë: Real Madrid, Bayern Munich ose Borussia Dortmund. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!