Milan i dorëzohet Fiorentinës

Lina's | Sunday, April 07, 2013 |

Milani nuk ka arritur të mposhtë Fiorentinën edhe pse në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte me një lojtar më shumë. Milani kishte epërsinë 2 me 0 por që në fund u desht të pajtohej me barazim 2 me 2. Montolivo shënoj në minutën e 14 për 1 me 0. Viola mbeti me 10 lojtarë kur Tomovic u përjashtua nga ndeshja në minutën e 39. Flamini ngriti epërsinë e Milanit në 2 me 0 në minutën e 62 të ndeshjes. Llajic në minutën e 67 kthej vendasit në lojë. Për barazim u përkujdes Pizarro duke realizuar nga penalltia në minutën e 73 të ndeshjes./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!