Mourinho: Reali, Barça, Juve e Bayerni, me shanse të njëjta

Unknown | Tuesday, April 09, 2013 |

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho mendon se katër skuadra kanë shanse të njëjta për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon. Trajneri portugez i dha këto deklarata para zhvillimit të ndeshjeve kthyese çerekfinale, të katër çifteve, respektivisht tetë skuadrave pjesëmarrëse.

“Para ndeshjes së parë çerekfinale me Galatasarayn, mendoja se tetë ekipet pjesëmarrëse ishin të barabarta. Por, tash vlerësimi im ka ndryshuar. Barcelona, Real Madrid, Juventus e Bayern München janë një hap përpara të tjerave dhe ua jap secilës prej këtyre skuadrave nga 25% të mundësive për ta fituar Championsin”, deklaroi ‘Special One’.
Reali do ta zhvillojë sonte lojën kthyese çerekfinale ndaj Galatasarayt, pasi e fitoi takimin e parë të zhvilluar në Madrid me rezultat 3:0. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!