Penalltia më e keqe në histori arrin nga Brazili (Video)
Kur flasim për Brazilin, menjëherë na shkon mendja tek ndonjë veprim apo gol magjik, siç dinë të shënojnë brazilianët.
Mirëpo jo. Këtë radhë po flasim për diçka tjetër, për penalltinë më të keqe të ekzekutuar ndonjëherë në futboll.
America-SP ishte duke humbur në shtëpi nga ekipi Votuporanguense në ligën e ulët Paulista A3 divizion, kur Pilo nuk e shfrytëzoi mundësinë që ta kthente ekipin e tij në lojë.
America-SP humbi 2:0, por kjo ndeshje do të kujtohet më shumë për dështimin dizastër të Pilos. /Fish Media/
Category: Futboll